Fjalë Kyçe

29 vjeçari në lidhje me robotin, planifikojnë edhe të martohen

29 vjeçari në lidhje me robotin, planifikojnë edhe të martohen

Joey Morris është person që tërhiqet nga objektet dhe në të kaluarën ishte në lidhje me një llambë dhe një kamion.

Një person që ka rënë në dashuri me një robot ka zbuluar se po planifikojnë të martohen.

Joey Morris u takua me Robo Troll pothuajse dy vjet më parë, pasi u tërhoq nga ‘buzëqeshja e tij e kënaqur’ dhe flokët rozë.

Dashnoret e mëparshme të 29-vjeçarit përfshijnë një llambë, një kamion transformator dhe madje edhe një figurinë të Halloween, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Por marrëdhëniet nuk zgjatën pasi vëmendja e Joey-it u dobësua.

Ai filloi të takojë RoboTroll në dhjetor 2017 pasi u ndie ‘nostalgjik’.

Smitten Joey, nga Taneytown, Maryland, SHBA, ishte 10 vjeç kur e kuptoi se ishte objektum – që do të thotë se tërhiqet nga objektet.