Fjalë Kyçe

Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

Dashi

21.03-20.04

Kujtimet e fëmijërisë do t’ju inspirojnë për një projekt kreativ. Kur dëgjoni muzikën e asaj kohe do të mbusheni me ndjenja të fuqishme. Do të kaloni kohë duke shikuar albume fotografish e duke lexuar libra që ju kanë pëlqyer asokohe. Mos u brengosni që mund të ofendoni të afërmit. Në këtë fazë që jeni, më e rëndësishmja është t’i hidhni fjalët në letër. Më vonë mund t’i bëni redaktimet.

Demi

21.04-20.05

Biseda me një të afërm ose fqinj do t’ ju ndihmojë të bindeni se duhet të ndiqni një ëndërr të vjetër. Jeni lodhur duke qenë praktikë gjatë gjithë kohës. Ndiqni zemrën. Mos kërkoni që të tjerët të aprovojnë zgjedhjet tuaja. Nuk do t’i ndihmoni vetes duke iu përshtatur rrethit. Disa të afërm do të dëshpërohen nga vendimi juaj për t’iu dedikuar suksesit. Por ata që janë vizionarë do të respektojnë metodat tuaja dhe do t’ju përkrahin.

Binjakët

21.05-20.06

Keni lënë anash anën shpirtërore dhe kjo është dekurajuese. Është e vështirë të udhëhiqni shpirtin kur keni aq shumë punë me përgjegjësi. Puna është shumë e rëndë dhe nuk do të mund të vazhdoni në këtë mënyrë. Shkurtojeni orarin tuaj dhe lini vetes kohë për të bërë diçka kreative. Luani muzikë, shkruani tregime ose pikturoni për të hequr depresionin. Shumë shpejt, dashuria juaj jetësore do të kthehet dhe do të ndjeni më pak frikë për të përballuar përgjegjësitë e mëdha.

Gaforrja

21.06-20.07

Një person me autoritet është duke përfituar nga bujaria juaj. Sa herë që ka shumë punë, ju lajmëroheni vullnetarë për t’i bërë këto punë. Kjo ka bërë që ju zakonisht të kryeni pjesën më të madhe të punës ndërsa shefi juaj të ketë gjithçka të gatshme. Ju meritoni kompensim për kontributin tuaj. Nëse punëdhënësi juaj nuk ua shpaguan mundin, filloni një biznes tuajin. Miqtë tuaj do të tregohen të gatshëm t’ju ndihmojnë.

Luani

21.07-20.08

Shefi juaj nuk do të mbajë një premtim që ju kishte bërë dhe kjo po ju shkakton probleme në jetën private. Dëgjoni këshillat e mikut të ngushtë ose të dashurit tuaj. Ata ju flasin nga zemra. Do të jetë më e lehtë sesa e mendoni të gjeni punë të re. Një mik i juaji i vjetër do t’ju tregojë si të bëni para me talentin tuaj. Shkruani, jepni mësim ose bëni hulumtime që do të ishin fitimprurëse. Kërkoni një punë që do t’ju mundësonte të punoni nga shtëpia. Jeni lodhur duke u ballafaquar me politikat e zyrës.

Virgjëresha

21.08-20.09

Mos e përzieni miqësinë me financat. Nëse keni nevojë për borxh, kërkojeni në bankë. Ose gjeni një punë që paguhet mirë. Kjo nuk është e lehtë, por ju keni kontakte të shumta profesionale. Një pozitë që ka të bëjë me menaxhimin e pronës, me banka ose prodhim, do të ishte e përshtatshme. Jo vetëm që do të merrni një pagë mbresëlënëse por do të keni përfitime tjera të mëdha. Kjo nuk do të jetë e përhershme, por të paktën do të jetë lehtësim në këtë krizë financiare.

Peshorja

21.09-20.10

Një person i afërt nuk do të vlerësojë krijimtarinë tuaj dhe kjo do t’ju lëndojë. Ju keni dëshirë të zhvilloni një ide se si të bëni para, por nuk do të gjeni shumë mbështetje. Nëse jeni duke shkruar për një sukses të një sipërmarrjeje të jashtme, duhet të mbështeteni në burimet tuaja. Për fat të mirë, keni talent dhe kontakte për të shkuar larg. Mos u merrni me zërat negativë dhe akordohuni me intuitën tuaj. Ju nuk keni nevojë për aprovimin e askujt për të ndjekur një ëndërr

Akrepi

21.10-20.11

Është vështirë të gjeni punë që është në përputhje me përvojën tuaj. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga qëllimet e karrierës, por është e nevojshme t’i rishqyrtoni ato. Kërkoni një pozitë në ndonjë spital, agjenci qeveritare ose universitet. Kjo lloj pune do t’ju mbrojë nga pasiguria ekonomike. Po ashtu do të krijoni kontakte me njerëz të cilët do të zbulojnë talentin tuaj krijues. Shumë shpejt do të keni rast për intervistë për një punë që ua do zemra.

Shigjetari

21.11-20.12

Energjia juaj është e ulët dhe për këtë pjesërisht i ka fajet dieta. Kthejuni ushqimeve me yndyrë, sheqer e alkool, së paku për ditët e ardhshme. Ndjenja e lodhjes do të zhduket dhe shpejt do të ndiheni në formë. Duhet të qëndroni me një mik ose të afërm që do t’ju mbajë zgjuar deri në orët e vona. Por detyrimet e tyre do t’ju duken fyese. Edhe koha juaj është e çmuar. Vendosni një kufi të qartë, sepse kështu do të kurseni veten.

Bricjapi

21.12-20.01

Në shtëpi nuk do të gjeni qetësinë që dëshironi. Njerëzit do të vazhdojnë të ndërhyjnë në privatësinë tuaj. Është e lodhshme por duhet të trajtoni një emergjencë familjare. Shoku i ngushtë ose i dashuri juaj nuk do të merret me këtë punë dhe kjo do t’ju komplikojë gjërat. Është vështirë t’i arrini të gjitha vetëm. Kur ndiheni se jeni duke u fundosur, fokusohuni në brendi. Merrni frymë thellë dhe kujtojani vetes se edhe kjo do të kalojë.

Ujori

21.01-20.02

Mënyra se si dikush është orientuar me çështjet e karrierës mund të ketë qenë ekzagjerim i të vërtetës. Ju besonit se ai e dinte se për çfarë ishte duke folur, por ai thjesht ju ka bërë të dukeni budalla. Ky manipulim ka qenë përfitues për të. Ju vetëm keni dëshiruar që të kishte kuptim së paku të bëni pyetje të mëtejshme në vend se t’i dhuronit besim të plotë. Një gjë është e sigurt: ai kurrë nuk do të bëjë atë lloj dredhie përsëri.

Peshqit

21.02-20.03

Burimet financiare janë të pakta dhe nuk do të mund të përballoni një shëtitje luksoze me miqtë. Bëhuni të sinqertë kur ua shpjegoni arsyen. Mos pretendoni se keni shumë punë, sepse vetëm do ta vini veten në siklet. Pasi të afërmit tuaj të kuptojnë arsyen e vërtetë, ata do t’ju ndihmojnë. Një epror do të impresionohet me punën tuaj. Nëse keni nevojë për punë, flisni me të.