Fjalë Kyçe

A ekziston në të vërtetë sindroma e zemrës së thyer

A ekziston në të vërtetë sindroma e zemrës së thyer

Sindroma e zemrës së thyer, e quajtur edhe kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi mund të godasë edhe nëse jeni të shëndetshëm.Gratë kanë më shumë të ngjarë se burrat të përjetojnë dhimbjen e papritur, intensive të gjoksit – reagimi ndaj një rritje të hormoneve të stresit – që mund të shkaktohen nga një ngjarje stresuese emocionale. Mund të jetë vdekja e një të dashur apo edhe një divorci, prishja apo ndarja fizike, tradhtia ose refuzimi romantik. Mund të ndodh edhe pas një ndodhie të mirë (si fitimi i llotarisë.), transmeton Gazeta Metro.

Sindroma e zemrës së thyer mund të keqdiagnostifikohet si sulm në zemër sepse simptomat dhe rezultatet janë të ngjashme. Në fakt, testet tregojnë ndryshime dramatike në ritëm dhe substanca të gjakut që janë tipike për një sulm në zemër. Por ndryshe nga sulmi në zemër, nuk ka asnjë dëshmi të arterieve të bllokuara të zemrës në sindromën e zemrës së thyer.

Në sindromën e zemrës së thyer, një pjesë e zemrës tuaj përkohësisht zgjerohet dhe nuk pompon mirë, ndërsa pjesa tjetër e zemrës suaj funksionon normalisht ose me kontraktime edhe më të fuqishme. Studiuesit sapo kanë filluar të mësojnë shkaqet, dhe si ta diagnostikojnë dhe trajtojnë atë.

Lajmi i keq është se: Sindroma e zemrës së thyer mund të çojë në dështim të rëndë, afatshkurtër të muskujve të zemrës.Ndërsa lajmi i mirë në këtë mes është se: Sindroma e zemrës së thyer zakonisht është e shërueshme. Shumica e njerëzve që e përjetojnë atë bëjnë një rikuperim të plotë brenda disa javësh, dhe ata kanë rrezik të ulët që ajo të ndodhë përsëri (megjithëse në raste të rralla mund të jetë fatale).

Shenjat dhe simptomat më të zakonshme të sindromës së zemrës së thyer janë angina (dhimbje në gjoks) dhe gulçim. Ju mund t’i hasni këto simptoma edhe nëse nuk keni histori të sëmundjeve të zemrës.

Aritmitë (rrahjet e parregullta të zemrës) ose shoku kardiogjenik gjithashtu mund të ndodhin me sindromën e zemrës së thyer. Shoku kardiogjen është një gjendje në të cilën një zemër e dobësuar papritmas nuk mund të pompojë gjak të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e trupit, dhe mund të jetë fatale nëse nuk mjekohet menjëherë. Kur njerëzit vdesin nga sulmet në zemër, shoku kardiogjen është shkaku më i zakonshëm i vdekjes.