Fjalë Kyçe

A lejohet që gruaja të lindë në hapësirë?

A lejohet që gruaja të lindë në hapësirë?

Shkencëtarët kërkojnë që të ndalohet lindja e fëmijëve në hapësirë. Ata duan që qeveritë të sjellin këtë ligj ndalues, dhe që ai të qëndrojë në fuqi deri sa të jetë e sigurt që një fëmijë që lind në hapësirë të mos jetë i detyruar të jetojë tërë jetën e tij në orbitë, shkruan Express UK.

Do të ishte e pamundur për një fëmijë të lindur në hapësirë të kthehet në Tokë pasi që graviteti do ta vriste atë. Këtë e thotë Asgardia.

Kërkesa e tyre për ligjin vjen si pasojë e planeve për ndërtimin e kolonive në Hënë dhe Mars në vitet e ardhshme. Astronautët gjithashtu po kalojnë një kohë më të gjatë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, përcjell Gazeta Express.

Skeletura e njeriut, muskujt dhe sistemi kardiovaskular janë zhvilluar në mënyrë që të punojnë me tërheqjen gravitacionale të Tokës.

Në Mars, është vetëm 38% e gravitetit që është në Tokë. Kështu që nëse një trup peshon 100kg në Tokë, atëherë do peshonte 38kg në mars. Ndërkaq, në Hënë është vetëm 18% e gravitet që është në Tokë.

Shkencëtarët thonë që nëse një fëmijë lind në planetë tjerë do kishte eshtra shumë të dobët dhe do shtypej sapo të shkelte në Tokë.

Asgardia, që në anëtarësinë e saj ka politikanë të profilit të lartë dhe shkencëtarë, planifikon që të ndërtojë platforma të jetueshme në Hënë dhe hapësirë.

Ajo do mbajë një konferencë muajin që vjen në Vjenë, Austri.