Fjalë Kyçe

Ariu e çoi një njeri në strofull dhe e la aty një muaj për ta ngrënë më vonë

Ariu e çoi një njeri në strofull dhe e la aty një muaj për ta ngrënë më vonë

Një burrë rus, i cili dukej si një kufomë e gjallë, u nxor nga një shpellë ariu pasi kafsha i theu kurrizin dhe e la atje për një muaj.

 Burri, i identifikuar si Aleksandri, u zbulua nga qentë e gjuetisë në rajonin e izoluar të Rusisë në Tuva, afër kufirit me Mongolinë.

 Fillimisht, gjahtarët menduan se trupi ishte mumifikuar nga ajri i thatë, por shpejt e kuptuan se burri ishte ende gjallë.

 Videoja shokuese tregon se si fytyra dhe trupi i Aleksandrit ishte bërë kore me gjak të tharë dhe me lloç, kurse lëkura e tij ishte e bardhë si e kufomave dhe sytë e tij të topitur mezi hapeshin.

 Në një pikë, mjekët i flasin rusisht – në vend të gjuhës lokale Tuvan – e pyesin për emrin, duke e bërë atë të hapë sytë dhe të përgjigjet ‘Aleksandri’.

 Mjekët thonë se ai mund të lëvizë krahët, të hapë sytë dhe të flasë – por në anën tjetër është i palëvizshëm dhe i rraskapitur.

 Nuk është bërë e ditur se kur u gjet Aleksandri, por ai iu tha mjekëve se sulmi ndodhi rreth një muaj më parë.

 Arinjtë e kaftë dihet se e varrosin pjesërisht ose tërësisht prenë që e vrasin ose e kapin të gjallë, ndonjëherë duke pritur për ditë ose javë para se të kthehen për ta ngrënë.

 Ivan V. Seryodkin, nga Akademia Ruse e Shkencave, ka teorizuar se ata e bëjnë këtë për ta mbajtur prenë e fshehur nga kafshët e tjera gjahtare, derisa mishi po ashtu dekompozohet dhe bëhet tamam ‘i terur’, duke e bërë më të lehtë për ta ngrënë.

 Aleksandri tha se ai pinte urinën e tij për të qëndruar gjallë duke pasur frikë se ariu mund të kthehej çdo moment për ta përfunduar ‘vaktin’ e tij.

 Mjekët thanë se ishte një ‘mrekulli’ se ai nuk u mbyt nga kafsha dhe pranuan se ata nuk ishin të sigurt se si mund të mbijetonte kaq gjatë pa ushqime.

 Ai u zbulua vetëm pasi një grup gjahtarësh kaluan shpellën dhe qentë e tyre kërkuan brenda përpara se të refuzonin të lëviznin.

 Gjuetarët kontrolluan brenda strofkës kur panë atë që besonin se ishte mumje njerëzore – derisa ata kuptuan se Aleksandri ishte gjallë.

 Raportet e mediave lokale thonë se njeriu e mbante mend emrin e tij, por jo mbiemrin ose moshën.

 Një video e realizuar në spital tregon njeriun me mjekër që hap sytë e tij blu dhe konfirmon emrin e tij.

 Spitali raportoi se ai ka disa ‘lëndime të rënda dhe inde të kalbura’ nga qëndrimi i palëvizshëm për kohë të gjatë në strofull.

Mjekët vendorë thanë se nuk mund të shpjegojnë se si njeriu iu mbijetoi këtyre lëndimeve,’ thuhet në raport.

Vendndodhja e saktë ku u gjet, nuk është zbuluar, as emri i spitalit ku është trajtuar.

 Atij i fliste stafi mjekësor në gjuhën ruse dhe jo në gjuhën lokale Tuvan.

 Historia tronditëse ka nxjerrë në dritë krahasimet e rolit me filmin fitues të Oskarit me aktorin Leonardo Di Capri në Revenant, i cili luan personazhin i cili mbijeton nga një sulm brutal ariu.

 Rajoni Tuva është prej rajoneve i cili favorizohet nga Vladimir Putin për pushime./Gazeta Alo/