Fjalë Kyçe

Ariu kapet duke e shijuar lindjen e diellit në një resort luksoz

Ariu kapet duke e shijuar lindjen e diellit në një resort luksoz

Sam Geesaman, një punonjës në Resortin Omni Mount në Uashington, realizoi një fotografi të ariut më 29 qershor.

Ariu po shijonte lindjen e diellit në Male të Bardha të Nju Hampshire, transmeton lajmi.net.

Kur Geesaman doli jashtë për t’i realizuar fotografi lindjes së diellit, ariu po ngjitej në shkallë, në përpjekje për të gjetur ushqim.

“Njoftova stafin e hotelit se kishim një ari në verandën e pasme, pasi tentoja të mbaja mysafirë larg zonës në mënyrë që të mos e prishnin surprizën e mëngjesit”, deklaroi Geesaman për WGME.

Ariu përfundimisht u nis për në pyll pasi ai filloi të godiste dhe të ulërinte me zë të lartë për të trembur kafshët.

Geesaman gjithashtu shtoi se vizitorët e këtij hoteli nuk duhet të lënë ushqim jashtë, që mund t’i joshë arinjtë.