Fjalë Kyçe

Atraksion, Ulqini nënujor

Atraksion, Ulqini nënujor

Një nga atraksionet e kësaj vere në Ulqin është edhe gjysmë-nëndetësja “Nautilus”.

Për herë të parë në qytetin e frekuentuar shumë nga kosovarët në Mal të Zi, përveç plazheve dhe bukurive të tjera ulqinake, pushuesit mund ta shijojnë edhe botën nënujore.

“Ulqini ka shumë lloje të peshqve dhe gjallesave të tjera të detit. Gjithashtu ka shumë shkëmbinj të bukur nënujorë, alga e korale, të cilat tash mund të shihen me ndihmën e gjysmë-nëndetëses në dispozicion të turistëve”, thotë Mehdi Karamanaga, marinar dhe pronar i gjysmënëndetëses.

“Nautilus” është e ankoruar në molin e madh të Ulqinit, poshtë kalasë.