Fjalë Kyçe

Babai e harroi në veturë kur shkoi në punë, vdes 2-vjeçari

Babai e harroi në veturë kur shkoi në punë, vdes 2-vjeçari

Babai 43-vjeçar, i cili punonte në një universitet inxhinierie në Katania të Italisë, po hetohet për vrasje nga pakujdesia.

Një nga hetuesit ka thënë për mediat se tashmë është njeri i shkatërruar. Vetëm qan dhe s’di ta shpjegojë se si ndodhi diçka e tillë.

Babai shkoi në punë dhe e harroi djalin 2-vjeçar të lidhur në ndenjësen e pasme të makinës, te parkimi i universitetit.

Vetëm kur e mori në telefon e shoqja, një kardiologe, e cila i tha se fëmija nuk ishte në kopsht, ai u kujtua se ku e kishte lënë.

I dëshpëruar, ai vrapoi te parkimi i universitetit por për vogëlushin ishte shumë vonë. Vapa mbi 30-gradë e kishte nxehur makinën shumë dhe foshnja kishte vdekur nga dehidratimi, në agoni të tmerrshme.

Fatkeqësisht, rastet e tilla nuk janë të pakta. Po në Katania ka ndodhur e njëjta tragjedi, me një fëmijë po dy-vjeçar, në vitin 1998.

Në SHBA janë regjistruar 49 raste të tilla vetëm për vitin 2019.