Fjalë Kyçe

Balenës së ngordhur iu gjet 40 kilogramë plastikë në bark

Balenës së ngordhur iu gjet 40 kilogramë plastikë në bark

Një balenë u gjet e ngordhur në një plazh në Filipine, pas gëlltitjes prej 40 kilogramë të ndotjes plastike nga oqeani.

Balena u zbulua nga banorët vendas – ende të gjallë – që lundronin në ujëra të cekëta, pasi u lanë në breg, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët e mjedisit u thirrën dhe arritën në orën 11, por balena kishte ngordhur më herët.

Pastaj, ata filluan detyrën për të zbuluar shkakun e ngordhjes.

Punëtorët gjetën qindra sende plastike në stomakun e balenës, duke përfshirë 16 thasë orizi, katër qese plastike të përdorura në plantacione bananesh, çanta të shumta tregtare dhe qindra copa të vogla plastike të paketimeve.

Të gjitha artikujt po lundronin në oqean para se të gëlltiteshin nga krijesa detare, duke shkaktuar kështu ngordhjen e saj.

Balenat dhe delfinët shpesh konsumojnë ndotje plastike dhe të tjera nga deti, duke i ngatërruar ato për ushqim.