Fjalë Kyçe

Breshëri sa topat e golfit thyen makinat dhe shkatërron shtëpitë në Gjermani (Video)

Breshëri sa topat e golfit thyen makinat dhe shkatërron shtëpitë në Gjermani (Video)

Provinca gjermane e Bavarisë, veçanërisht Mynihu dhe rrethina u goditën nga stuhi të të mëdha gjatë ditës së hënë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, shumë dëme materiale u shkaktuan si dhe shumë njerëz u lënduan, transmeton Reporteri.net.

Breshër i madhësisë së topave të golfit ra në atë zonë, ndërsa era e fortë nxori pemët me rrënjë.

Xhamat e shumë makinave u thyen,si dhe shumë shtëpi mbetën të shkatërruara.

Në Ostalgo, një djalë shtatë vjeçar dhe dy burra mbetën të lënduar. Mediat raportuan se ata po strehoheshin nën një pemë kur ajo u rrëzua mbi ta.

Djaloshi është lënduar rëndë, ndërkohë që dy personat tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.
Stuhia shkaktoi probleme edhe në trafikun hekurudhor.

https://www.youtube.com/watch?v=ulsSfqeQ2Pk