Fjalë Kyçe

Burgu modern, u jepet laptopë e telefona

Burgu modern, u jepet laptopë e telefona

Brenda HMP Berwyn në Wrexham – burgu modern i Britanisë ku të burgosurit marrin një laptop, telefon dhe dush në qelitë e tyre,transmeton Gazeta Metro.

Të burgosurit nuk do të thirren si  ”të burgosur” dhe rojet duhet të trokasin para se të hyjnë në ‘dhomat’ e tyre. Laptopët nuk kanë qasje në internet, por  përdoren për të rregulluar vizita, për të porositur ushqimet dhe për të bërë blerjet e tyre javore, si dhe për të përfunduar çdo punë që lidhet me studimet e tyre.

Russ Trent, guvernator në burgun që kushtoj 212 milion paund, tha se ky burg nuk është aq ndëshkues sa duhet.Ai tha: “Unë mendoj se Berwyn mund të jetë një burg me të vërtetë rehabilitues, ku të burgosurit mbahen në kushte të përshtatshme ujepet çdo mundësi për të jetuar jetën që pastaj ti binden ligjit kur të kthehen në komunitetin e tyre.

“Është e rëndësishme që kur njerëzit kanë kryer një krim dhe janë dërguar në një ambient kujdestarie, kur ata lirohen përsëri në komunitet, ata kanë një shans për të jetuar një jetë që respekton ligjin dhe mund të mbështesin familjen e tyre.Njerëzit janë duke u larguar nga familjet dhe shtëpitë e tyre – ky është dënimi. Ndërsa ata janë këtu, është detyra jonë t’iu japim atyre çdo shans për të bërë më mirë dhe të arsimohen më mirë, me mundësi më të mira pune dhe të qenit dikush për të cilin komuniteti mund të krenohet.

Objekti është i ndarë në tre blloqe, me secilin të aftë të mbajë deri në 702të burgosur, të cilët janë emëruar pas trupave detare në Uellsin e Veriut – Alwen, Bala dhe Ceiriog.Për momentin, vetëm një bllok është funksional. Blloqet janë ndarë në 24 bashkësi, të cilat mund të mbajnë deri në 88 njerëz. Ekzistojnë madje bashkësi specifike për veteranët e forcave të armatosura.