Fjalë Kyçe

Burri e mbyti gruan, pasi deshi të lidhej me kunatën

Burri e mbyti gruan, pasi deshi të lidhej me kunatën

Një nënë britanike i tha “Të dua”, ndërsa bashkëshorti i saj po e godiste atë për vdekje me një çelës rrotash përpara se të varroste trupin e saj në kopshtin e pasmë të shtëpisë.

Ahmed Dawood Seedat, 37-vjeçar, e vrau Fahima Jusufin – e lindur në Bolton – derisa fëmijët e tyre po flinin në shtëpinë e tyre në Perth të Australisë Perëndimore në gusht të këtij viti.

Kontabilisti Seedat vrau gruan e tij 32-vjeçare, sepse donte të lidhej me motrën e saj.

Sot, një gjykatës në Australi e dënoi atë për 23 vjet prapa grilave dhe e quajti vrasjen brutale, të kobshme dhe frikacake.

Gjyqtarja Bruno Fiannaca tha se Seedat kishe planifikuar vrasjen e zonjës Jusuf për javë të tëra dhe për këtë kishte motive egoiste.

Gjyqtarja Fiannaca tha se Seedat kishte hulimtuar më parë në internet për tema si ‘djegia e trupit’, ‘vendi më i mirë për të hequr qafe dikë’ dhe sit ë varrosej një person i gjallë.

Ai tha se Seedat e goditi gruan e tij me të cilën jetonte që prej tetë vjetësh me një çelës të rrotave deirsa ajo po flinte.

Avokati i Seedat, Bernard Standish, më parë i tha gjykatës se klienti i tij kishte humbur atraktivitetin për gruan e tij dhe se nuk mund t’i plotësonte më kërkesat e saj seksuale.

Seedat u tha oficerëve të policisë në natën e vrasjes se ai e vrau atë pasi ajo u përpoq me frocë të kryente marrëdhënie me të.

Ai kishte pohuar se gruaja e tij u bë “seksualisht agresive”, duke e shtyrë atë që të mbrohej, por gjyakësja Fiannaca tha se kjo thjesht ishte e paimagjinueshme, raporton Canberra Times.

Zonja Jusuf u zgjua pas goditjes së parë, por ishte e pafuqishme dhe ra për vdekje pasi ai vazhdoi sulmin e egër.

Seedat pastaj ia uri frymën dhe dhe e varrosi gruan e tij në një grop që e kishte bërë me ndihëm e një kontraktori të cilit i ishte thënë se do të instalonte një pishinë për fëmijët e tij të moshës dy dhe pesë vjeç.

Seedat pohoi se fjalët e fundit të gruas së tij ishin ato që ia kishte thënë atij: ‘Unë të dua.’

Shkaku i vdekjes së Jusufit mbetet i papërcaktuar, por gjykatësja Fiannaca tha se ajo pësoi çarje të thella në kokë dhe trup, dhe kishte rërë në gojën e saj, por jo në rrugët e saj të frymëmarrjes.

Pas vdekjes së zonjës Jusuf, Seedat gënjeu për të shpjeguar mungesën e saj, duke u thënë miqve dhe fqinjëve se kishte shkuar në Britani të Madhe për kirurgji në sy dhe duke i thënë motrës së saj se e kishte lënë atë.

Seedat, kishte lindur në Durbani të Afrikës së Jugut.

Gjykatësja Fiannaca tha se ishte pjesë e tipareve narciziste të Seedat që ai mendonte se njerëzit do të besonin gënjeshtrat e tij dhe ai do të largohej nga krimi.

“Mund të ketë qenë teknikisht i ngathët, por u llogarit sjellja,” tha ai.

Jusuf u raportua se mungonte katër ditë pas vdekjes së saj dhe policia gjeti trupin e saj të nesërmen.

Seedat kishte për qëllim të përpiqej të ndiqte një marrëdhënie me kunatën e tij, të cilën ai e përshkroi si miken e tij më të mirë, por ajo e shihte atë si vëlla.

“Ju keni parashikuar një të ardhme me kunatën tuaj … ju jeni bërë emocionalisht të varur nga ajo,” tha Drejtësia Fiannaca.

Seedat gjithashtu kishte kërkuar në internet: ‘A mund të martohesh me kunatin tënd nëse motra jote është e vdekur?’

Gjyaktësja Fiannaca tha se Seedat kishte privuar fëmijët e tij nga të dy prindërit e tyre, dhe pranoi se ishte penduar.

Seedat është përballur ndaras me akuza për mashtrim, me dyshimet se ka vjedhur 5.7 milionë dollarë./Gazeta Alo/