Fjalë Kyçe

Burri hindu hëngri gabimisht mish viçi, kërkon nga supermarketi t’ia paguajë udhëtimin në Indi për të shlyer mëkatet

Burri hindu hëngri gabimisht mish viçi, kërkon nga supermarketi t’ia paguajë udhëtimin në Indi për të shlyer mëkatet

Një burrë hindu që pretendon se gabimisht kishte ngrënë mish viçi të etiketuar si mish qengji kërkon që supermarketi të paguajë për një udhëtim në Indi kështu që ai të mund të marrë pjesë në një ritual pastrimi.

Jaswinder Paul pretendon se ai bleu një copë mishi të etiketuar si ‘rosto qengji’ dhe u tmerrua pasi zbuloi se ishte në të vërtetë mish viçi. Burri i cili punon si berber tha se nuk e mori vesh derisa e kishte gatuar dhe e kishte ngrënë – dhe pretendon se familja nuk i ka folur atij që nga ajo kohë.

Paul, nga Blenheim, Zelanda e Re, tani është duke kërkuar që supermarketi i Countdown të ​​paguajë për një udhëtim në vendin e tij të lindjes në Indi, kështu që ai mund të pastrohet nga klerikët pasi ai e theu premtimin e tij fetar. Hindusët e konsiderojnë lopën si simbol i shenjtë i jetës.

Paul, i cili drejton dyqanin e tij si berber, i tha Stuff.co.nz: “Sipas fesë sime, më duhet të kthehem në vendin tim dhe të bëj gjëra të shenjta për katër deri në gjashtë javë dhe të pastrohem nga klerikët, kështu që unë mund të vazhdojë në rrugën time fetare, është një proces i gjatë “.

Udhëtimi në Delhi, tha ai, do të kërkonte që ai të mbyllte dyqanin e tij dhe të paguante mijëra për fluturime, strehim dhe ushqim. Paul tha se ai u ankua në supermarket dhe atij iu ofrua një kupon prej 200 dollarësh si një gjest i vullnetit të mirë. Por ai refuzoi dhe i kërkoi kompanisë që të paguante për udhëtimin e tij në vend të kësaj.

Kjo nuk ka ndodhur dhe ai po shqyrton mundësinë e ankesës ligjoe si mjet të fundit.

Ai tha: “E kuptoj se kjo duket si një çështje e thjeshtë, por për mua kjo është shumë e vështirë. Unë po e thyej një urdhër fetar [një zotim] për shkak të neglizhencës së dikujt tjetër.

“Askush nga shoqëria ime nuk do të futet te shtëpia ime nuk do të më pranojë më me këtë shkelje të kushteve të fesë”.

Duket se zoti Paul nuk do të marrë rrugën e tij. Një zëdhënëse e qytetit Countdown tha për Stuff.co.nz se një gabim etiketimi brenda dyqanit rezultoi në një paketim me mish viçi të shitur me të dy etiketat e mishit dhe qengjit.

Ajo tha se supermarketi kishte shprehur keqardhje për gabimin dhe respekton besimin e z.Paul, dhe se gjesti i vullnetit të mirë ende qëndron.