Fjalë Kyçe

Çifti i martuar për 68 vjet ndajnë një sekret të pazakontë për martesën e tyre

Çifti i martuar për 68 vjet ndajnë një sekret të pazakontë për martesën e tyre

Një çift në Kaliforni që edhe pak kohë shënojnë përvjetorin e 68-të të martesës, ndanë një sekret të pazakontë për martesën e tyre të gjatë dhe të lumtur-veshja e rrobave të njëjta dhe muzika janë çelësi i lumturisë së tyre,transmeton Gazeta Metro.

Francis dhe Rosemary Klontz, të cilët janë bashkë që nga shkolla e mesme e vogël, thanë se ata kanë veshur rrobat e tyre të kombinuara në mënyrë të njëjtë edhe para se të  ishin martuar.”Nëna ime na mori këmisha të njëjta kur ishim në shkollë të mesme – mirë, unë i zgjodha ato – dhe ne jemi veshur njëjtë që nga ajo kohë,” tha Rosemary Klonts. Francis Klontz tha se nuk e ka problem që gruaja e tij, me të cilën ka qenë e martuar për 68 vjet të jetë përgjegjës për veshjet e tij.”Ajo thjesht i zgjedh rrobat për mua, dhe unë nuk kam pse të shqetësohem për asnjë gjë!” tha ai.

Çifti, i cili më parë shërbente si pastor në kishën e tyre, thanë se feja ka qenë gjithashtu një pjesë e madhe e martesës së tyre.Pastori dhe gruaja e tij, të dy 87 vjeç, u takuan ndërsa ishin në shkollë të mesme në Auburn, Wash. Vetëm disa vjet më vonë, kur të dy ishin 19 vjeç, u martuan.