Fjalë Kyçe

Deshi të vishej shkurt, por 21-vjeçarja nuk u lejua të hipte në aeroplan

Deshi të vishej shkurt, por 21-vjeçarja nuk u lejua të hipte në aeroplan

Një grua 21-vjeçare, u zbrit nga aeroplani për shkak të veshjes ‘së papërshtatshme’, kurse kjo ndodhi ka ndarë opinionin, pasi ajo u paraqet një emission të mëngjesit me të njëjtën veshje.

Emily O’Connor, 21 vjeçare, nga Birmingham, bëri bujë dje pasi zbuloi se iu kërkua të “mbulohej ose të dilte”, ndërsa po hipte në fluturimin e Thomas Cook për pushime në Tenerife më 2 mars. Kjo ndodhi pasi ajo kishte të veshur një xhaketë të shkurtër të zezë dhe pantallona ngjyrë portokalli. Linja ajrore ka kërkuar falje për incidentin.

Megjithatë, pasi Emily u shfaq këtë mëngjes për të diskutuar përvojën e saj të hidhur dhe për të mbrojtur fuqishëm zgjedhjen e saj të veshjeve, shumë shikues shkruan në mediat sociale duke dekaruar se ajo do të duhej të ishte më e mbuluar.

Krahas Emily-t ishte edhe komentuesja sociale Liz Brewer, e cila u pajtua me qëndrimin fillestar të linjës ajrore dhe tha se Emily kishte veshur atë që qartë dukej si “reçipeta” dhe se ajo kishte ‘poshtëruar veten’ duke u veshur në atë mënyrë.