Fjalë Kyçe

Disa pamje të mrekullueshme të Aurorave

Disa pamje të mrekullueshme të Aurorave

Fotografi i njohur Even Tryggstrand,  është lindur nën pamjet e mrekullueshme të Aurorave, në qytetin e Tromsos të Norvegjisë, shkruan GazetaAlo.

Andaj ai përmes fotografive të tij, ndanë eksperiencën edhe me ne.

Kreshtat e larta të maleve norvegjeze shëndrisin nga ngjyrat e aurorave të bukura. Plot ngjyrë, plot dritë, liqeni shkëlqen gjatë sezones së dimrit.

Aurorat janë dukuri natyrore që karakterizohet nga dalja e dritës (agimi) gjatë natës, dhe shoqërohet nga një tingull i lehtë ose kërcëllitje.

Në të dyja rastet origjina është e njëjtë, era diellore hyn në fushën magnetike të tokës.

Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në atmosferën e tokës duke prodhuar kështu një dritë shumëngjyrëshe.

Sa më e madhe të jetë era diellore, aq më e fuqishme është Aurora.

Aurorat në Norvegji, më së shumti shfaqen nga muaji tetor deri në muajin mars.

Më posht mund t’i shihni disa fotografi të aurorave, nga Even Tryggstrand, pamje këto që do ju lënë pa fjalë /GazetaAlo/