Fjalë Kyçe

Djaloshi piu një litër birrë në gjysmë minute, vdes para syve të shokëve

Djaloshi piu një litër birrë në gjysmë minute, vdes para syve të shokëve

Duhet të ishte një lojë, por përfundoi në tragjedi. Një djalë i ri u rrëzua dhe gjeti vdekjen në sytë e miqve të tij, rreth gjysmë minute pasi piu një litër birrë me një frymë.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, mbrëmjen e kësaj të premte po merrte pjesë në një garë me kolegët e  Regent Cha-am Beach Resort, në Tajlandë, kur dhe u ndje keq.

Në një video të filmuar nga një prej të pranishmëve, shihet një varg njerëzish në radhë në pritje, për të pirë një litër birrë.

I riu ngriti birrën dhe e piu, por shihet që has në vështirësi në të pirit aq shpejtë.

Në pak çaste, birra nisi ti dilte nga goja dhe hunda, duke u rrëzuar në tokë, siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë.

Kolegu i tij me të cilin punonte në resort, Chanokporn Techatawin, deklaroi për mediat se askush nuk e di shkakun e vërtetë të vdekjes, teksa hetimet janë në vijim./noa.al/