Fjalë Kyçe

Dy kuzhinierët shqiptarë me famë botërore

Dy kuzhinierët shqiptarë me famë botërore

Dy super kuzhinierë shqiptarë që tashmë i njeh edhe bota, jo rrallë janë shpërblyer me çmime tejet të rëndësishme në fushën në të cilën veprojnë, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.

Rene Rexhepi është njëri prej tyre, i cili u bë supër i famshëm me restorantin e tij “Noma” në Danimarkë.

“Noma” është restorant, i cili për herë të parë është themeluar nga René Rexhepi, në Kopenhagë, Danimarkë, në vitin 2004, ndërsa tani “Noma” ka në vende të ndryshme të botës.

Tjetri është Bledar Kola, i cili pas eksperiencave në Evropë u kthye dhe hapi një restorant në kryeqytetin e Shqipërisë me emrin “Mullixhiu”, i cili ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Kuzhinieri është i vendosur që vendin e tij ta sjellë përsëri në kulturën e tij të lashtë të ushqimit.

Kohë më parë Bledar Kola kishte marrë oferta të ndryshme nga restorantet me të famshme në Evropë, madje edhe nga Rene Rexhepi, po asnjë nuk e bindi, ai u kthye në vendin e origjinës për të bërë punën e tij.

Ju sjell një fotografi të përbashkët të këtyre dy super kuzhinierëve shqiptarë. Këtë fotografi e ka shpërndarë Bledar Kola teksa uron Kuzhinierin supër të famshëm shqiptar Rene Rexhepin kësaj radhe për nominimin që ka marrë si restoranti i dytë më i mirë në botë.