Fjalë Kyçe

E tmerrshme, edukatorja ia zuri frymën fëmijës 11-vjeçar, lirohet me kusht nga gjykata

E tmerrshme, edukatorja ia zuri frymën fëmijës 11-vjeçar, lirohet me kusht nga gjykata

Një edukatore dyshohet se e ka mbytur një djalë 11 muajsh duke u shtrirë mbi të, pasi ai nuk pranonte të flinte. Gruaja, e identifikuar vetëm si Liao, është akuzuar për shtypjen e trupit të saj mbi fytyrën e djalit në dysheme, raporton Mirror, përcjell Gazeta Alo.

Djali, i quajtur si Lee, dyshohet se vuajti nën trupin e gruas para se të bëhej i pandijshëm. Djali u gjet nga kuzhinierja 61-vjeçare e kujdesit ditor, e quajtur Wu, i cili u përpoq ta zgjojë atë para se të thërriste policinë.

Sipas Departamentit të Prokurorëve të Rrethit Shilin të Tajvanit, Liao u arrestua për akuzat për vrasje dhe u lirua me kusht pas pagesës së shumës prej mbi 800 euro.

Liao ka deklaruar se ajo po përpiqej ta vinte djalin në gjumë dhe se ajo mendonte se po flinte kur ndaloi të lëvizte.

Djali i vogël ishte dërguar nga prindërit në qendrën e kujdesit ditor “Ne Kujdesemi për beben tuaj” në rrethin e Neihu në kryeqytetin e Tajvanit në Taipei.