Fjalë Kyçe

Evakuohet Kulla Eiffel, një alpinist i paidentifikuar ngjitet deri në gjysmë të ndërtesës

Evakuohet Kulla Eiffel, një alpinist i paidentifikuar ngjitet deri në gjysmë të ndërtesës

Kulla Eifel u evakuua nga të gjithë vizitorët dhe pastaj u mbyll sot pasi një njeri iu ngjit më shumë se gjysmës së saj.

Policia dhe punonjës të tjerë të emergjencës duke përfshirë zjarrfikësit në kryeqytetin francez mbyllën ndërtesën tradicionale, e cila sapo ka festuar 130 vjetorin e saj.

“Kulla Eifel aktualisht mbyllet deri në një njoftim tjetër, për shkak të një alpinisti të paidentifikuar”, tha një zëdhënës i kullës të hënën.

Fotografitë e postuara në rrjetet sociale treguan se njeriu kishte kaluar rreth dy të tretat e rrugës deri në kullë.

Policia ka kontaktuar me alpinistin, por ende nuk e di pse ai filloi ngjitjen nëpërmjet trarëve të hekurt.