Fjalë Kyçe

Fitoi 105 milionë funte, të nesërmen sërish në punë me kamionin e vjetër

Fitoi 105 milionë funte, të nesërmen sërish në punë me kamionin e vjetër

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës. 42-vjeçari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin kamion të vjetër.

“Nëse do ta shihnit, nuk do ta kuptonit kurrë që keni përballë një prej njerëzve ndoshta më të pasur të Britanisë”, u shpreh një banor Selsey-t, në West Sussex ku jeton edhe fituesi fatlum. Thomson, baba i tre fëmijëve, duket i përkushtuar të përfundojë punën dhe të mbajë premtimet e bëra klientëve.

Në kohën kur shumë prisnin që ai të lëshohej në shpenzime të shfrenuara, siç ndodh në mjaft me raste me fituesit e lotarive, 42-vjeçari ka vazhduar jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Veprimi i tij i ka befasuar aq shumë ata që e njohin, sa kanë nisur ta quajnë “një legjendë të vërtetë”.

Vetë Steve tha se është zotuar t’i përfundojë porositë deri për Krishtlindje dhe kërkon të sigurohet që kjo të ndodhë vërtet. “ Partneri im e di mirë se po të ketë nevojë për mua, do të më ketë gjithmonë në krah”, është shprehur ai, ndërsa duket se po përgatitet t’ia dhurojë mikut të vet të mirë plot 4 milionë funte.

Fqinjët e 42-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij sllovake, Lenka, thonë se çifti do të ndajë një pjesë të parave me të tjerët. Sa për fëmijët e Thomsonit, njeri prej tyre kërkoi një makinë Tesla, por Steve ia bëri të qartë se nëse do diçka, atëherë duhet ta fitojë.