Fjalë Kyçe

Fitoi xhekpotin prej 1.53 miliard dollarësh por fituesi ende s’është shfaqur

Fitoi xhekpotin prej 1.53 miliard dollarësh por fituesi ende s’është shfaqur

Me një biletë në Simpsonvill të Kalifornisë, e cila i ka kushtuar dy dollarë, personi në fjalë ka fituar çmimin më të madh të lotarisë në të gjithë kohërat.

Fituesi i çmimit më të madh të lotarisë në të gjithë kohërat nuk është bërë ende i gjallë në Karolinën e Jugut. Kësisoj, ‘gjahu’ për personin fatlum vijon.

Numrat e biletës me fat, që mundëson tërheqjen e xhekpotit prej 1.53 miliard dollarësh, u shpallën në muajin tetor, por pronari i saj ende është i panjohur. Megjithatë, rregullat e Karolinës së Jugut janë të qarta: nëse çmimi nuk tërhiqet brenda 180 ditësh, ai do t’i ndahet të gjithë shteteve që kanë marrë pjesë në lotari.
Thënë ndryshe, fituesi ka kohë të paraqitet deri më datë 21 prill.

Personi i paidentifikuar, i cili mund të shndërrohet brenda ditës në një miliarder, mund të ketë humbur biletën ose mund të jetë larg. Por qyteza amerikane ende shpreson të arkëtojë 61 milionë dollarë taksa që fituesi do të derdhë në rast se ndodh që ai të paraqitet e të marrë çmimin.

Po ashtu edhe shitësi i biletës shpreson shumë për shfaqjen në skenë të personit në fjalë, pasi kur të tërhiqet çmimi ai do të marrë 50 mijë dollarë, që ka thënë se do t’i ndajë me punonjësit e tij.