Fjalë Kyçe

Fjalitë të cilat tregojnë se partneri nuk ju do më

Fjalitë të cilat tregojnë se partneri nuk ju do më

Psikologët pretendojnë, që ekzistojnë modele specifike të sjelljeve që tregojnë se marrëdhëniet e juaja kanë ardhur deri në një bllokim ose që lidhja juaj nuk ka qenë serioze që nga fillimi.

Përveç kësaj, shkencëtarët emërtojnë fjalë ose ndërtime gjuhësore specifike që mund të prishin çdo marrëdhënie, ose që mund të sinjalizojnë se partneri juaj nuk ju do më.

Këtu do gjeni një listë të fjalëve dhe frazave që një person në dashuri nuk do ja thoshte kurrë partnerit, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

“Nuk kam nevojë të të arsyetohem ty”

Sigurisht që partneri ynë nuk ka nevojë të shpjegoj çdo hapë që ata bëjnë, por është normale të tregojnë se si e kanë kaluar ditën ose të ndajnë problemet që ata i kanë.

“Nuk është problemi im” ose “Është problemi yt”

Këto fjali të tilla, janë shenja të qarta se lidhja juaj është duke shkuar drejt fundit. Nëse partneri juaj nuk është i interesuar në problemet tuaja, edhe nëse i pyet për ndihmë, atëherë kjo nënkupton që ata nuk kanë ndjenja për ju.

“Nëse kjo nuk të pëlqen, gjeje dikë tjetër”

Një person i tillë mundohet të ju manipulojë me këto fjalë. Ai apo ajo nuk dëshiron të ndryshoj, nëse nuk ju pëlqen ju jeni të lirë të ikni.

“Unë nuk të besoj”

Këto fjalë zakonisht thuhen nga personat që nuk kanë besim, ose edhe nga personat që dëshirojnë të dominojnë. Më e mundura për këtë fjali është se këta persona vetëm dëshirojnë që të filloni një argument dhe të kenë një arsye për tu ndarë.

Bëjë çfarë të duash”

Këto fjali tregojnë se partneri juaj është i distancuar dhe indiferent ndaj jush. Atij apo asaj nuk i intereson se çfarë do të bënit në situata të vështira.