Fjalë Kyçe

Foshnja lind me tre këmbë dhe dy organe gjenitale

Foshnja lind me tre këmbë dhe dy organe gjenitale

Doktorët të cilët e kanë shpëtuar një fëmijë i cili ka lindur me 3 këmbë dhe dy organe gjenitale dhe pa asnjë anus, thanë se ai do të ketë një jetë normale pas operacionit.

Fëmija djalë, i lindur në Moskov të Rusisë, ka zhvilluar 3 këmbë dhe dy organe gjenitale, përderisa ishte në barkë të nënës.

Mjekët thanë se kjo që gjë ka ndodhur për shkak se edhe një binjakë është dashur të zhvillohet, por ka dështuar, duke bërë kështu që njëri prej tyre të i zhvillojë më shumë organe sesa që duhet.

Sipas raporteve, këmba e 3 është zbuluar përgjatë një skanimi kur nëna ishte shtatzënë. Nëna nuk pranoi të abortone dhe arriti të lindte fëmijën në mënyrë natyrore.

Fëmija është lindur në korrik të vitit të kaluar. Dhe për shkak mungesës së anusit fëmija hyri menjëherë në operacion. Dhe me kalimin e kohës fëmija ka arritur të hyjë edhe në operacione të tjera, dhe mjekët kanë deklaruar se ai do të ketë një jetë normale pasi të i largohet organet e tepërta.