Fjalë Kyçe

Gënjeu që ka sëmundjen e kancerit vetëm për të fituar para, arrestohet e dyshuara

Gënjeu që ka sëmundjen e kancerit vetëm për të fituar para, arrestohet e dyshuara

Një grua e akuzuar për kancer të rrejshëm tani është në burg pasi që ka mbledhur 10 mijë dollarë nga personat mirëbërës.

Jessica Smith, 32 vjeçare, ka pretenduar se është diagnostikuar nga një sëmundje e rrallë e kancerit përmes Facebook dhe duke thënë që ka nevojë për para në mënyrë që të i blejë ilaçet dhe medikamentet për shërim.

Historia u bë e ditur kur një shoqe e Smith e ka mbushur një raport policor ku ka treguar se Smith është vetëm duke gënjyer që ka kancer, duke bërë kështu që policia të i filloj hulumtimet, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Pas një muaji, burri i Smith e ka bërë të ditur të njëjtën gjë. Burri informoi policinë se gruaja e tij nuk ka kancer.

Burri i saj po ashtu deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke u bërë si një infermiere ku i thotë punëdhënësit të saj se i duhet kohë për pushim derisa të shërohet nga kanceri.

Ajo tashmë është arrestuar të Hënën e kaluar dhe tani është duke u përballur me akuza si vjedhje, mashtrim vjedhje të pronave.