Fjalë Kyçe

Gjurmë të njeriut të Neandertalit në ishullin grek!

Gjurmë të njeriut të Neandertalit në ishullin grek!

Sipas një studimi të ri, shkencëtarët zbuluan për herë të parë gjurmë të pranisë së njeriut të Neandertalit në ishullin grek të Naksosit, që dëshmon një aktivitet njerëzor në Egje, shumë më parë se ç’kishte parashikuar shkenca.

“Gërmimet kanë zbuluar të dhëna të besueshme që dëshmojnë një aktivitet të lashtë kulturor të Paleolitit në pellgun e Egjeut”, thuhet në studimin e publikuar nga gazeta “Science Advances”, “Të dhënat theksojnë se njerëzimi arkaik dhe modern ka patur akses në Egje.

Sipas ekipit të antropologëve dhe arkeologëve, “përcaktimi paleodosimetrik duke përdorur efektet e rrezatimit në minerale thekson që njerëzit Neandertal ishin të pranishëm në rajon më herët se 200 000 vite”.

Që prej vitit 2013, ky ekip ekspertësh me kanadezë, grekë, francezë, serbë dhe amerikanë bënë gërmime në një kodër 152 metra mbi nivelin e detit në Stelida, në perëndim të Naksosit.