Fjalë Kyçe

Granata e dorës e mbetur prej Luftës së Parë Botërore shitet gabimisht si patate

Granata e dorës e mbetur prej Luftës së Parë Botërore shitet gabimisht si patate

Një granatë e dorës e Luftës së Parë Botërore ka dalë papritmas në një fabrikë të patateve në Hong Kong.

Granata pas ekspertizës së autoriteteve thuhet të ketë prejardhjen nga Franca. Ajo ishte u mbuluar me baltë kur ishte gjetur në fabrikë, çka ka bërë të besohet se ka qenë e montuar në ndonjë fushë të patateve dhe është marrë gabimisht.

Pajisja e vjeter një shekull është ende aktive dhe ka mundur të shkaktojë dëme të mëdha por fatmirësish ajo nuk ka shpërthyer.

Autoritetet në hong Kong menjëherë pasi e kanë gjetur pajisjen nuk kanë rrezikuar dhe e kanë shpërthyer në një zonë të sigurtë.

“Pasi që ajo nuk kishte shpërthyer fatmirësisht në kohën kur ishte gjetur, kishte rrezik të madh që mund të bënte këtë në çdo moment, andaj ne e kemi dërguar menjëherë të shpërthehej në zonë të sigurtë”, ka thënë Uong Ho-hon zëdhënës i policisë në Hong Kong.

Në Azi janë zhvilluar shumë luftëra para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo ka bërë që shpesh të gjinden mjete shpërthyese në këto shtete.