Fjalë Kyçe

Halil Kastrati bëhet qytetar nderi i këtij vendi, i dhurohet Çelësi i Qytetit

Halil Kastrati bëhet qytetar nderi i këtij vendi, i dhurohet Çelësi i Qytetit

Humanisti Halil Kastrati, sot mori çmimin si qytetar nderi i qytetit të Gostivarit.

Kastrati në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shprehur falënderimin për qytetin e Gostivarit që i ndau çmimin si qytetar nderi i këtij vendi duke i dhuruar Çelësin e Qytetit./Gazeta Alo/

Ky është postimi i tij i plotë:

Shume faleminderit
U ndiem të nderuar tejmase me rastin e shpalljes time qytetar nderi i Gostivarit nga ana e komunës së Gostivarit me në krye të respektuarin Arben Taravari, me çrast edhe na u dhurua Çelësi i Qytetit.
Ndjehemi të privilegjuar për këtë nder dhe respekt, ndaj në emër tim dhe të shoqatës “Jetimët e Ballkanit” i shpreh mirënjohjen dhe falenderimet e përzemërta kryetarit të komunës së Gostivarit dhe mbarë stafit për mikpritjen e ngrohtë.
Shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit tonë me këtë komunë.