Fjalë Kyçe

Horoskopi ditor 02.07.2019

Horoskopi ditor 02.07.2019

Dashi
21.03-20.04

Nëse ka diçka që ju tërheq shumë, ato janë paratë. Kur doni të merreni me dikë, e bëni me stil të madh. Fëmijët tuaj gjithmonë mund të varen nga ju kur u mërziten dhuratat edukative dhe kanë dëshirë për lojëra më argëtuese. Edhe i dashuri juaj e di se mund të presë befasi nga ju. Shpeshherë blini dhuratë, stoli ose dhurata tjera të shtrenjta. Por kur një mik ju kërkon dhuratë praktike, duhet ta respektoni kërkesën e tij.

Demi
21.04-20.05

Njerëzit që keni përreth do të ju akuzojnë se jeni shumë të ndjeshëm. Është më mirë kështu sesa të jeni tip pa ndjenja. Miqtë dhe kolegët tuaj nuk mund t’i përballojnë situatat delikate. Asnjëherë nuk argumentoni pa bërë pyetje fillimisht. Por kur krijoni opinion, nuk e ndërroni më. Asnjëherë nuk do ta lavdëronit dikë para fytyrës e ta shanit prapa shpinës. Nëse një person i dashur po sillet si vetjak, tregoji që ju meritoni më shumë konsideratë.

Binjakët
21.05-20.06

Jeni duke zhvilluar interes në një subjekt të cilit më herët nuk i keni kushtuar vëmendje. Duke lëvizur në një zonë të panjohur do të ndiheni të çliruar. Askush nuk dëshiron të jetë i mashtruar. Duke pasur disa fusha të ekspertizës do të bëheni një mall i nxehtë në tregun e punës. Këto ditë, punëdhënësit duan punëtorë të cilët janë të gjithanshëm. Nëse jeni duke menduar të shkoni në një udhëtim, bëni rezervimet tani. Ju jeni i sigurt se do të bëni një marrëveshje të madhe që do t’ju lejojë të udhëtoni në stil për një çmim të favorshëm.

Gaforrja
21.06-20.07

Një tërheqje relaksuese do të përmirësojë shëndetin tuaj. Ju keni qenë duke i shërbyer familjes suaj dhe po ndiheni të rraskapitur. Duke pasur një shans për të pushuar do të rivendosni oreksin tuaj për jetën. Mos u ndjeni fajtor që po dukeni të padobishëm. Ju jeni një person shumë i edukuar që pëlqen të kujdeset për të tjerët. Për fat të keq, kur njerëzit nuk vlerësojnë përpjekjet tuaja, ju bini në depresion. Në vend se të shpenzoni gjithë energjinë tuaj për të tjerët, bëni diçka për veten.

Luani
21.07-20.08

Ndryshime të papritura do të shkojnë në avantazhin tuaj, por ju duhet të vëzhgoni më shumë mundësitë. Një hapësirë e re e jetesës do të ndikojë në jetën tuaj dhe do t’ua bëjë përditshmërinë më të këndshme. Kërkoni një vend që ofron shumë stimulim intelektual. Të jetuarit pranë një shkolle ose komuniteti arti do të jetë një ndryshim freskues i ritmit. Është e pamundur të ndiheni si të dëbuar, kur të gjeni një grup entuziastësh.

Virgjëresha
21.08-20.09

Një lidhje e thellë shpirtërore po ju ndihmon të largoni stresin. Jeni të vetëdijshëm se ka gjëra më të mëdha sesa paratë, puna e pushteti. Jeni mjaft të mençur sa të përmbusheni me gjëra të thjeshta. Ushqimi i mirë, bukura natyrale janë disa nga gjërat që ju sjellin paqe. Bëni një shëtitje jashtë, nëse jeni duke luftuar brenda një lidhjeje. Shëtitjet në natyrë mund t’ju ndihmojnë të reflektoni dhe të shmangni gabimet.

Peshorja
21.09-20.10

Nuk ndani mendime të njëjta me njerëzit. Kohë pas kohe kjo mund të ju tjetërsojë. Aktualisht krenoheni më shumë me pamjen e jashtme. Kjo ju jep mundësi të impresiononi mbikëqyrësit tuaj. Ndihuni të lirë të shprehni pikëpamjet tuaja në një takim të radhës. Në fillim, njerëzit nuk do t’i presin mirë sugjerimet tuaja. Por nëse mbani qëndrim të duhur, zërat kritikë do të ndalen pasi një epror i yti do të mahnitet me idetë tua.

Akrepi
21.10-20.11

Duke punuar me një partner do të keni më shumë kohë për aktivitetet që pëlqeni. Një person i shoqërueshëm si ju gëzon përzierjen me njerëz, por nuk mund të ndiqni në detaje personelin e bezdisshëm si kontabiliteti dhe stafi i menaxhimit. Ndani detyrat sipas anëve të forta individuale. Kjo marrëveshje do të funksionojë aq mirë dhe do ta keni më lehtë të gjeni biznes të ri dhe për të krijuar linja fitimprurëse produktesh.

Shigjetari
21.11-20.12

Keni më shumë liri në frontin e shtëpisë dhe kjo do të ju sjell një lehtësim të madh. Është mirë të jeni në shërbim të të afërmve por vjen një pikë kur keni nevojë për pushim. Shkuarja në pushime me një grup miqsh do të qetësojë shpirtin tuaj. Është e rëndësishme të jeni me njerëz që respektojnë anët tuaja të forta dhe dobësitë po ashtu. Kohët e fundit, keni rënë viktimë e dikujt që kritikon çdo lëvizje dhe duhet të gjeni mënyra për t’iu shmangur

Bricjapi

21.12-20.01

Mendimet tuaja nuk shkojnë më larg se dhoma e gjumit. Mund të jetë koha ideale për të qëndruar më shumë në privatësi me të dashurin. Është e pamundur t’i rezistohet sharmit tuaj. A jeni beqar?Do të tërhiqni vëmendje të madhe nga njerëzit nëse vishni diçka të zezë dhe merrni pjesë në një festë. Mos u frikësoni të vini në pah atraktivitetin tuaj. Jeni bekuar me bukuri dhe nuk është mirë ta fshihni për shkak të modestisë.

Ujori
21.01-20.02

Mirësjellja është arma juaj e fortë. Kohëve të fundit keni qenë të impresionuar me dikë që ka hyrë në skenë dhe ju ka lënë pa fjalë. Sjellja e tij po ju ngjan në diçka që e keni përjetuar më herët. Zakonisht, e keni shprehi të shikoni drejt të ardhmes dhe nuk ju pengon kur njerëzit sillen ashpër. Mbase ballafaqimi me këtë person të ri në jetën tuaj do të ju japë një lloj mësimi dhe ide. Shfrytëzoni ato nëse dëshironi të bëheni pjesë e një gare.

Peshqit
21.02-20.03

E keni të lehtë t’i finalizoni punët. Jeni mjaft të fokusuar të çoni përpara një projekt që i përshtatet mirë imagjinatës suaj. Është argëtuese të paguheni kur kreativiteti juaj shfrytëzohet për të mirë. Miqtë kanë dëshirë të rrinë më shumë me ju, por ju nuk jeni ende gati. Nuk do të jeni në gjendje të kaloni më shumë kohë derisa të siguroheni se edhe detajet më të imëta janë gati. Duhet të konfrontoheni me një koleg që nuk po angazhohet. Nuk duhet të lejoni të merrni përsipër fajin për performancën e tij.