Fjalë Kyçe

Infermierja i vjedh unazën e shtrenjtë të vdekures

Infermierja i vjedh unazën e shtrenjtë të vdekures

Një ndihmës mjeke është arrestuar pasi i mori nga gishti unazën një pacienteje të vdekur dhe e shiti në një dyqan pengjesh.Lisa Darlene Glaze është akuzuar për vjedhjen e unazës nga dora e Gloria Robinson, e cila vdiq pasi u transportua në spitalin CHI St Vincent Hospital në Arkansas. Glaze, e cila punonte në dy spitale, dyshohet se mori unazën nga dora e Robinson më 16 tetor dhe më pasi shiti unazën në një dyqan.Ishte familja e Robinson e cila vuri re që tre unaza mungonin te sendet e saj personale.

Dy nga unazat u gjetën disa ditë më vonë, por një unazë e tretë ende mungonte.Një dyqan shitjesh raportoi për shitjen e unazës prej diamanti tek autoritetet më 24 tetor. Glaze ia kishte treguar dokumentet shitësit të dyqanit pas kësaj policia vuri në pranga Glaze.Unaza ishte prej 1.7 karatësh dhe kishte vlerën e 7,946,63 dollarëve, përkatësisht 721 mijë euro.