Fjalë Kyçe

Ishte punëtor i thjeshtë, tani pronar i një shtëpie multimilionëshe – gjithçka ndryshoi pas një testi të ADN-së

Ishte punëtor i thjeshtë, tani pronar i një shtëpie multimilionëshe – gjithçka ndryshoi pas një testi të ADN-së

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë pamjet brenda një prej shtëpive më të bukura të Britanisë së Madhe, të trashëguar nga një punëtor i thjeshtë, pasi një test i ADN-së dëshmoi se ishte djali i paligjshëm i pronarit aristokrat të pasurisë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Jordan Adlard Rogers është zhvendosur në një sipërfaqe prej 1.536 hektarësh me partneren e tij Katie Hubber dhe djalin e porsalindur Joshua pas vdekjes së 62-vjeçarit Charles Rogers.

Ai ka instaluar një palestër në natyrë, vetëm disa metra larg rezidencës dhe ka ndarë një foto në Instagram.

Ai gjithashtu ndau një fotografi të një Mercedes të parkuar jashtë shtëpisë së tij të madhe dhe të re.

Një imazh tjetër gjithashtu tregon Jordanin të ulur në një tavolinë të madhe dhe piktura historike në muret prapa.

Një pronë e tillë në Cornwall, e vlerësuar me para, sipas mediave britanike, kushton rreth 50 milionë funte.

E gjitha ndodhi pas viteve të përpjekjes për të provuar një gjë të tillë, kur testet e ADN-së të kryera pasi Charles u gjet i vdekur në makinën e tij provuan lidhjen.

Kjo pasi që, derisa ishte ende gjallë, babai i tij hodhi poshtë disa kërkesa për teste të ADN-së.