Fjalë Kyçe

Ja pse duhet të fleni në krahun e majtë

Ja pse duhet të fleni në krahun e majtë

Në mënyrë tipike, pozicioni juaj i gjumit është diçka që shpeshherë ju nuk mund ta përcaktoni gjatë kohës kur jeni në gjumë. Ka shumë pozicione të zakonshme që njerëzit marrin kur bien në gjumë, përfshirë në anën e tyre, stomakun, shpinën . Por të flini duke u pozicionuar në krahun e majtë duket të jetë e shëndetshme për ju, transmeton Gazeta Metro.

Fjetja në krahun e majtë vjen me këto përfitime për ju:

Përmirëson tretjen-Tani, edhe pse tretja do të ndodhë pavarësisht se si flini, ju mund ta ndihmoni trupin tuaj të bëjë punën me sa më pak përpjekje të jetë e mundur duke fjetur në anën tuaj të majtë.Kjo për shkak se stomaku ynë ulet në anën e majtë dhe kur shtriheni në anën tuaj të majtë, lejon që ushqimi të kalojë në zorrët e mëdha më lehtë. Ai gjithashtu mban stomakun të mos shtrihet në majë të pankreasit, i cili mbështet rrjedhjen e lirë të enzimave tretëse.

I jep zemrës tënde pushim-Që në momentin e ekzistencës së saj, zemra duhet të rrah pa ndalje në mënyrë që të iu mbaj në jetë. Kjo është një punë e madhe dhe mund të ndikohet nga një mori faktorësh nga ushqimi deri tek cilësia e ajrit mjedisor. Për të minimizuar rrezikun tuaj, bëni punën e zemrës suaj më të lehtë duke fjetur në anën tuaj të majtë.

Zvogëlon dhimbjet e shpinës-Gjumi në krahun e majtë lehtëson dhimbjet në shpinë. Nëse flini në shpinë atëherë shpinës do i bëni presion dhe aq më shumë do duhen përpjekje nga muskujt tuaj për të mbajtur gjithçka ashtu si duhet. Ndërsa kur flini në krah të majtë përmirësoni qarkullimin tuaj.

Kritike për gratë shtatzëna-Gratë shtatzëna qarkullojnë gjak për dy trupa, një punë intensive që kërkon një vëllim më të madh gjaku për t’u realizuar. Ndërkohë, një foshnjë në rritje e zgjeron mitrën dhe i bën presion shpinë dhe organeve të tjera.Fjetja në të majtën tuaj bën qarkullimin të rrjedhë lirshëm dhe heq presionin e foshnjës nga shtylla kurrizore e nënës, plus mbron mëlçinë nga shtrydhja e tepërt.

Parandalon gërhitjen-Nëse bashkëshorti juaj gërhet, ose ju jeni ata që vetë gërhisni gjatë natës atëherë, gjumi në krahun e majtë mund të bëjë të gjitha ndryshimet tek ju, sepse  kjo i mban gjuhën dhe fytin tuaj në një pozitë më neutrale dhe i lë hapësirë ajrit të pastër.