Fjalë Kyçe

Kastrati bën me shtëpi edhe një familje në Dragash, tregon historinë prekëse

Kastrati bën me shtëpi edhe një familje në Dragash, tregon historinë prekëse

Humanisti Halil Kastrati kësaj here bënë me shtëpi familjen nga Dragashi.

Kastrati në rrjetin social, Facebook ka shkruar për këtë familje skamnore që u bë me shtëpi në fshatin Kuklibeg të Dragashit, shkruan Gazeta Alo.

Ai thotë se edhe ne u gëzuam me gëzimin e tyre e sidomos kur e kuptojmë historinë prekëse të kësaj familje.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

O sa mire, E gezofshi shtepine e re 😊

Xhemajl Shefkiu nga fshati Kuklibeg i Dragashit u be me shtepi te re

U gezuam edhe ne me gezimin e tyre

Ne gezohemi per te gjjtha familjet kur behen me strehim te ri por jane disa familje qe kane histori shume prekese dhe ato histori na bejne qe edhe ne ta ndjejm gezimin e tyre me shume

Vet ne moshe, bashkeshorten e lodhur , njeren nga vajzat e tij e semur , rrudhat ne fytyren e tij na mesuan shume gjera nga jeta e tij

Sot me buzeqeshje e me shume urata na thane

Nga sot ne do ta kemi shume me lehte dhe shume me mire

Bamires Zoti kurr mos ju humbte