Fjalë Kyçe

Këto janë qytetet më të vizituara në Kosovë

Këto janë qytetet më të vizituara në Kosovë

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte 72.449, prej tyre 38.12% ishin vendorë dhe 61.88% të huaj.

Sipas statistikave të hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2018, të publikuar sot nga ASK, numri i net-qëndrimeve ishte 121.479, prej tyre 34.30% nga vendorët dhe 65.70% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve ka rajoni i Prishtinës me 27. 734 vizitorë dhe 52.254 net-qëndrime.

Po ashtu, numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, pasuar nga Peja e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia.

Ndryshe, pjesë e anketës ishin 208 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.