Fjalë Kyçe

Kjo është pema që do të shpëtojë botën

Kjo është pema që do të shpëtojë botën

Një grup shkencëtarësh kanë shpikur një pemë artificiale që shndërronndotësit  në oksigjen të pastër, pemë e cila llogaritet të shpëtojë botën nga ndotja e mjedisit, shkruan Gazeta Metro.

Të motivuar nga situata kritike e ajrit të ndotur në Mexico City, një ekip inxhinierësh, studiuesish dhe biologësh bashkuan forcat për të krijuar një pemë artificiale.

Pema robotike e pastrimit të ajrit e quajtur BioUrban përdor një sistem filtrimi të mikroalgave për të thithur ajrin e ndotur dhe për të prodhuar ajër të pastër. Frymëzuar nga vetë thelbi i natyrës, BioUrban bazohet në parimin e fotosintezës.

Për më tepër, pemët BioUrban nuk kanë ndikim negativ, pasi ato nuk prodhojnë mbeturina apo ndotje në natyrë.