Fjalë Kyçe

Kjo është pilotja më e bukur në botë

Kjo është pilotja më e bukur në botë

Një pilote është etiketuar si “më e bukura në botë” nga ndjekësit e saj, pas fotografive të publikuara në rrjetin social ‘Instagram’, gjë që shpiu edhe në popullaritetin e saj.

Megjithatë, arsyeja e popullaritetit nuk përfundon këtu; emri i pilotes thuhet se bëri bujë edhe si rezultat i aventurave të shumta që bën.

Emilie Christine, 31-vjeçe, nga Toronto e Kanadasë, si rrjedhojë e kësaj, gëzon përreth 38 mijë ndjekës në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Për të thuhet se mori patentën e pilotimit nga viti 2012, e gjer më tani ajo ka koleksionuar një numër të madh fotografish në ambientet e aeroplanit.

Ndiqini disa prej tyre më poshtë.