Fjalë Kyçe

Ky është vendi që lejon gratë të bëhen pjesë e ushtrisë për herë të parë

Ky është vendi që lejon gratë të bëhen pjesë e ushtrisë për herë të parë

Gratë do të jenë në gjendje të bashkohen me ushtrinë e Arabisë Saudite për herë të parë në historinë e mbretërisë, transmeton Gazeta Metro.

Sipas gazetës ”Asharq Al-Awsat” ky veprim shënon një hap të mëtejshëm përpara për vendin në rrugën e të ashtuquajturit programin e reformës ‘’Vizioni 2030’’ të nisur nga princi i kurorës Mohammad bin Salman.

Deri më tani, gratë saudite mund të punësoheshin në shërbime të sigurisë dhe mund të operonin në fusha të tilla si lufta kundër trafikut të drogës, mbikëqyrjen e të burgosurve dhe hetimet penale.

Sipas direktivës së re, ato do të jenë në gjendje të regjistrohen si ushtare të thjeshta dhe të bëjnë një karrierë deri në gradën e rreshterit në ushtri.

Vitin e kaluar në Arabinë Saudite ndalimi i grave për ngasjen e automjeteve u shfuqizua dhe nga muaji gusht gratë mbi 21 vjeçe mund të udhëtojnë jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull. Ndërsa nga dita e djeshme çiftet e huaja të pamartuara mund të qëndrojnë në të njëjtën dhomë hoteli.