Fjalë Kyçe

Lind foshnjen pa sy, nëna u dorëzua dhe e braktisi atë

Lind foshnjen pa sy, nëna u dorëzua dhe e braktisi atë

Ashtu siç është raportuar nga leggo.it, fëmija emri i të cilit është Alkesander K dhe që tani është 6 muaj, por siç u tha nga mjekët e Rusisë, ai do të jetë fëmija i 3-të në botë që nuk do të ketë sy.

Fëmijët e tjerë që lindin me këtë sindromë (the SPX2 anophthalmia syndrome, që mund të prek 1 në 250 mijë foshnje), vuajnë po ashtu edhe nga sëmundje tjera, ndërsa ky fëmijë i cili u braktis nuk ka asnjë problem tjetër.

Motrat e shëndetit të cilat kujdesën për të, kanë thënë që fëmija nuk ndryshon nga të tjerët, ai luan dhe buzëqesh, ashtu siç bëjnë fëmijët e tjerë të shëndetshëm, raporton “Yahoo Notizie”, transmeton lajmi.net.

Ai e dashuron notin dhe është shumë i hareshëm.

Po ashtu, motrat e shëndetit kanë deklaruar se fëmija do të qohet në operacion për t’i implementuar sy në mënyrë që fytyra e tij të mos duket e deformuar. Operacioni do të bëhet çdo gjashtë muaj, me kujdes të veçantë.

Doktorët kanë deklaruar se për momentin nuk ka asnjë mundësi që ai mund të shoh. “Ai buzëqesh sa herë që e dëgjon një zë të njohur. Nëna e tij ka nënshkruar dokumentet e refuzimit menjëherë pasi e kishte lindur.