Fjalë Kyçe

Liqeni që ka helmuar 100 persona

Liqeni që ka helmuar 100 persona

Një algë toksikte kishte përfshirë liqenin Utah në Amerikë, gjë e cila kishte helmuar mbi 100 persona, shkruan Gazeta Metro.

Qelizat Cyanobacteria çlirojnë nivele të larta toksike, duke e bërë ujin vdekjeprurës. Më shumë se 100 njerëz  që janë larë në liqen, kanë përfunduar në spital me simptoma si; të vjella, diarre, ethe, acarim dhe skuqje të lëkurës e syve.

Madje edhe kur algat e lulëzuara nuk shfaqen në sipërfaqen e liqenit, ato mund të jenë prezent në ujë. Toksina është në shkallën më të lartë, pas rënies së lulëzimit. Erërat ndikojnë në përhapjen e algave në liqen.

Uji në kanalin, që është edhe dalja e vetme e liqenit, është duke u testuar nga ekspertët,  për të parë nëse lulëzimin është përhapur më tej.