Fjalë Kyçe

Mban pelena gjithë ditën! Njihuni me 21-vjeçaren që jeton si bebe

Mban pelena gjithë ditën! Njihuni me 21-vjeçaren që jeton si bebe

Shpesh herë njerëzit gjykojnë pa e ditur historinë! Camille Lola është një vajzë 21-vjeçare nga Zvicra, e cila bën jetën e një bebeje për të rijetuar fëmijërinë.

Familjarët dhe miqtë e saj e kanë pranuar hobin e saj për të mbajtur pelena dhe biberon, ndërsa të tjerë e quajnë “të çmendur”. Gjatë fëmijërisë, Camile ka luftuar me diarrenë dhe se nuk kanë qenë aspak të rralla incidentet që e kanë shoqëruar deri në adoleshencë. Tashmë është bërë pjesë e komunitetit ‘të të dashuruarve me pelenat e fëmijëve’ (ABDL).

“Unë hyra në këtë komunitet për një arsye jo të mirë. Kur isha fëmijë, nuk kisha mundësi të haja shumë ushqim pasi kisha diarre. Gjatë fëmijërisë, kisha shumë incidente në shkollë, në pushime dhe për këtë arsye nuk kam shumë miq. Do të doja të kisha një fëmijëri të bukur, dua të korrigjoj jetën time dhe të jetoj në paqe .Jam një fëmijë i trembur dhe nuk flas shumë, por qesh pafund kur jam në botën time si një tre vjeçare.

Disa prej nesh veshin pelena për kënaqësi, disa për arsye shëndetësore. Disa prej nesh i veshin vetëm për të kuptuar cfarë ndjesie u jep, ndërsa ka të tjerë që nuk i preferojnë, por sillen si fëmijë”, u shpreh 21 vjeçarja.