Fjalë Kyçe

Mësimdhënësi i pensionuar vazhdon vullnetarisht mësimin në Prizren, komuna s’e ka zëvendësuar

Mësimdhënësi i pensionuar vazhdon vullnetarisht mësimin në Prizren, komuna s’e ka zëvendësuar

I pensionuar dhe pa asnjë kompensim nga shteti, mësimdhënësi i klasave të ulëta, Ismet Thaqi, ka vendosur që ta ushtrojë profesionin e tij edhe pas pensionimit.

Pasi që Drejtoria e Arsimit dështoi disa herë në gjetjen e një kandidati për klasën e vetme të parë të shkollës fillore të mesme të ulët në fshatin Caparc të Prizrenit, mësimdhënësi Ismet Thaqi është ofruar pa asnjë kompensim t’u japë mësim këtyre nxënësve, raporton KTV.

E fëmijët të cilët që nga shtatori i këtij viti janë me këtë mësimdhënës, nuk dëshirojnë që mësimdhënësi t’u ndërrohet.