Kur një mësuese në Delaëare arriti në klasë gjatë javës së kaluar, e priste një befasi e madhe.
Chelsea Darczuk, 28 vjeçare, filloi ditën e parë të shkollës si zakonisht, derisa drejtori i saj i kërkoi ndihmë me një program shkrim-leximi.
Por, kur Darczuk hyri në klasë, në vend të tij ajo pa të dashurin e saj.
Jared Koffman, 30 vjeçar, qëndronte në mes të klasës së bashku me 20 nxënësit e saj. Disa kishin për detyrë të mbanin në duar shenja që thoshin: “A do të martohesh me mua?”, transmeton Klan Kosova.
Përpara nxënësve dhe bashkëpunëtorëve të Darczuk, ai u ul në gjunjë dhe i propozoi.
Darczuk tha “po”.
Dasma thuhet se është planifikuar për në Shtator të vitit 2020.