Fjalë Kyçe

Momenti i frikshëm kur gjarpri kobra kapet në rrotën e biçikletës

Momenti i frikshëm kur gjarpri kobra kapet në rrotën e biçikletës

Ky është momenti i tmerrshëm kur një gjarpër i rrezikshëm ngjitet në rrotën e përparme të biçikletës, duke bërë që dy burrat që po ngisnin biçikletën vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre.

Gjarpëri, që mendohet të jetë një kobër ‘me syze’, kalon në rrugën në Telangana, në jug të Indisë dhe kalon në të njëjtin shteg ku po udhëtonin të patrazuar dy burrat me një biçikletë, përcjell Gazeta Alo.

Pasi largohet nga bari, gjarpri gati fluturon nëpër rrugë me shpejtësi të pabesueshme.

Një dëshmitar tha se sapo burrat e kuptuan prezencën e zvarranikut, ata ikën nga mjeti dhe vrapuan të shpëtonin jetët e tyre.

‘Raca e gjarprit nuk është konfirmua, por besohet të jetë një kobra ‘me syze’.

“Asnjeri prej tyre nuk u lëndua në incident, por disa pjesë të biçikletës u dëmtuan për shkak të rënies”.

Kobra ‘me syze’ është një gjarpër jashtëzakonisht e rrezikshme dhe pickimi i saj helmues mund të shkaktojë edhe vdekje./Gazeta Alo/