Fjalë Kyçe

Momenti shokues kur vajza 10-vjeçare u godit nga vetura

Momenti shokues kur vajza 10-vjeçare u godit nga vetura

Ky është momenti shokues kur një grua të cilës i ishte ndaluar vozitja e shkel me veturë një vajzë 10-vjeçare kurse më pas do të ikte nga vendi i ngjarjes duke e lënë vogëlushen pa ndjenja në rrugë.

Më 6 nëntor të vitit të kaluar, Bobbie Tighe ishte duke u kthyer nga shkolla dhe derisa po kalonte rrugën në qytetin Sunderland në Britaninë e Madhe kur u godit nga makina e zonjës Joanne Beven, e cila është edhe nënë, përcjell Gazeta Alo.

Nëna 41-vjeçare ishte në udhëtim edhe pse i ishte ndaluar të voziste vitin e kaluar, derisa as frenat e veturës së saj nuk funksiononin siç duhet.

Pas aksientimit të vajzës ajo u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u vetë dorëzua në polici.

Gjykata e Kurorës së Newcastle mbajti seancën dëgjimore ku u tha se e vogla Bobbie kishte mbetur në karrige me rrota pas aksidentit dhe kishte nevojë për mbështetje të psikologut pas përvojës së saj traumatike.

Por familja e saj u tmerrua kur gjykatësi i dha zonjës Beven një dënim me kushte.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se e reja u përplas nga vetura dhe u hodh në ajër, kurse më pas kalimtarët e tmerruar afrohen për ta ndihmuar.

Prokurori Jolyn Perks, i tha gjykatës në Newcastle tha se Bobbie ra pa ndjenja dhe pësoi një thyerje në legen, dëmtim të indeve të buta dhe lëndime të tjera të vogla në kokë si pasojë e goditjes.

Perks tha: “Për më tepër aksidenti shihet qartë se ka një impakt të dukshëm në gjendjen emocionale të fëmijës.

‘Fëmija ishte ende pa ndjenja kur mbërriti nëna e saj. Ajo kishte dhimbje të mëdha.
Gjykata e dënoi zonjën Beven me 18 muaj burgim me kusht për dy vjet./Gazeta Alo/