Fjalë Kyçe

Mos hiq kurrë dorë nga ëndrrat! Njihuni me historinë frymëzuese të pilotes pa duar

Mos hiq kurrë dorë nga ëndrrat! Njihuni me historinë frymëzuese të pilotes pa duar

Sado e vështirë dhe e pamundur që të duket, mos hiq kurrë dorë nga ëndrrat. Një ditë do të dalësh aty ku dëshiron, do të arrish atë për të cilën ke punuar, thjesht mos u dorëzo! Kjo është historia frymëzuese e Jessica Cox e sjellë nga CNN. Ajo ka lindur pa duar, por kjo nuk e ka penguar që të bëhet pilote.
Cox në intervistë tha se po zëvendëson atë që pilotët e tjerë bëjnë me duar. “Unë jam duke zëvendësuar atë që pilotët e tjerë do të bëjnë me duart e tyre. Jam duke zëvendësuar atë që mund bëjnë shumë të tjerë me duar”

Jessica Cox ka lindur pa krahë. Ajo tregon se shtatzënia e nënës së saj ka qenë normale, por mjekët e kishin shokuar të ëmën e saj, kur i kishin thënë: “Vajza juaj ka lindur pa krahë”.
Cox shpjegon se asnjëherë nuk ishte ndjerë e rritur, ndërsa tha se familja e saj i kishte dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme. Ajo tregon sesi për disa kohë kishte mësuar avionin, derisa ia kishte dalë që të fluturojë edhe pa krahë, por thjesht duke përdorur këmbët.

Pas diplomimit nga Universiteti i Arizonës në vitin 2005, Cox filloi stërvitjen për t’u bërë pilote. Mirëpo, nuk ishte e lehtë. Ajo gjeti edhe një avion të përshtatëm me fizikun e saj, duke bërë të mundur realizimin e ëndrrës së saj.