Fjalë Kyçe

Motoçiklisti shpëton për një fije pa u shtypur nga kamioni (Video)

Motoçiklisti shpëton për një fije pa u shtypur nga kamioni (Video)

Ky është momenti ngjethës kur ngasësi i motoçikletës për pak i shpëton një kamioni me kontejner i gjatë 12 metra i cili praptohet gjatë një kthese.

Në pamjet e videos tronditëse të incizuar me një kamerë statike nga një veturë tjetër, të regjistruar në Nonthaburi në Tajlandën qendrore, motoristi i zgjuar shihet se shkel frenat e motorit sapo vëren se kamioni para tij po humb kontrollin.

Ndërsa motoçiklisti bën një ndalesë të papritur, kamioni me tetëmbëdhjetë rrota rrëzohet në mes të korsisë së veturave. /Gazeta Alo/