Fjalë Kyçe

NASA në kërkim të jetës tek sateliti i Jupiterit

NASA në kërkim të jetës tek sateliti i Jupiterit

Shkencëtarët po punojnë rreth një misioni të guximshëm drejt botës ujore të Europas, satelitit të planetit Jupiter, ata njoftuan planet rreth dizajnit dhe ndërtimit të fluturakes, njoftoi agjencia e hulumtimit të gjithësisë, NASA, transmeton Gazeta Metro.

Misioni Europa Clipper do të shënjestroj hënën e shtresuar me akull të Jupiterit që konsiderohet pika më e mundshme e gjetjes së jetës përtej Tokës.

Nën shtresën e akullt, Europa mendohet të mbaj diku 170 km thellësi masë ujore. Kjo mund të shkaktojë kushtet e nevojshme biologjike.

Data e caktuar për nisje të Europa Clipper më 2025, e misioni tani ka kaluar në fazën Pika vendimtare C, pikë e kyçe e shkuarjes drejt platformës së lansimit.

“Ne jemi të gjithë të ngazëllyer për vendimin që afron misionin Europa Clipper një hap më afër drejt zbulimit të mistereve të asaj bote oqeanike” ka thënë Thomas Zurburchen, administrator në drejtorinë e misioneve shkencore në NASA.

Europa Clipper do të kryej hulumtime të thella në satelitin ujor, duke përfshirë edhe atë së nëse është e mundshme jeta nën sipërfaqen e oqeanit.