Fjalë Kyçe

Ndodh edhe kjo, fëmijët e familjeve të varfra nuk lejohen të luajnë në kopshtin e fëmijëve të pasur

Ndodh edhe kjo, fëmijët e familjeve të varfra nuk lejohen të luajnë në kopshtin e fëmijëve të pasur

Fëmijët më të varfër nuk do t’u lejohet të luajnë së bashku me moshatarë e të pasurve, familjet e të cilëve kanë blerë prona në vlerë qindra mijëra euro në një lagje ku ata jetojnë së bashku.

Kompleksi i shkollës së vjetër Baylis në Lollard Street, në jug të Londrës, u përfundua në vitin 2016 dhe përbëhet nga 149 prona, e ku ka pronarë të pasur të shtëpive dhe të tjerët janë qiramarrës që banojnë në qendra të strehimit social, përcjell Gazeta Alo.

Hapësira e madhe e lojërave e mbuluar me bar shërben vetëm për fëmijët “e privilegjuar” dhe është e rrethuar nga një gardh i lartë ku kanë qasje vetëm familjet në banesat private.

Në vend të kësaj, fëmijët “më të varfër” duhet të kënaqen në një sipërfaqe të ndryshme të mbuluar në dhenla druri në anën tjetër të kompleksit që është vetëm një pjesë e vogël e këtij kompleksi.

Dokumentet e planit urban të miratuara nga Këshilli Bashkiak i Lambeth treguan dyert e hyrjes në zonën kryesore të lojërave nga të gjitha banesat, dhe Henley Homes u mburr se ‘zonat e përbashkëta janë atje për përdorimin e të gjithë banorëve’.

Por pas dhënies së lejes, projektuesi ndryshoi planet për të zëvendësuar portat me mbrojtëse të pakalueshme pasi mori pëlqimin nga këshilli.

Claudia Cifuentes ka jetuar në zonën Wren Mews për katër vjet dhe banesa e saj ku strehohet ka pamje direct në zonën e lojës me bar të gjelbër, ku fëmijët e saj nuk lejohen të luajnë.

38-vjeçarja e cila ka dy fëmijë, Louisa, 6-vjeçare dhe Juan Hoze, 14-vjeçar, thotë se kur u transferuan aty në kontratë thuhej se fëmijët që jetonin në bllokun e strehimit social e kishin të ndaluar të kalojnë në zonat e lojërave të rezervuara për fëmijët e banesave private që ndodheshin në fqinjësi.

“Fëmijët e mi thjesht hidhen, por për fëmijët e tjerë është e vështirë,” tha ajo për MailOnline. “Këtu e ndjeva diskriminim, fëmijët nuk do të duhej të diskriminoheshin.

‘Në kohën e verës ka fëmijë që luajnë atje dhe shoh fëmijët e tjerë që jetojnë sipër nesh duke shikuar – kjo të thyen zemrën dhe është trishtuese kur e sheh këtë realitet.

“Rreth tre vjet më parë kujdestari i tha djalit tim se nuk u lejohej të luante atje, por ai e lejoi gjithsesi. Ata janë vetëm fëmijë dhe sheshi i vogël i lojës në anën tonë nuk është aspak e mirë.

Zonja Cifuentes tha se njerëzit që jetojnë në Wren Mews gjithashtu nuk kanë qasje në parkim dhe ajo ka shpenzuar shumë për biletat e parkimit, përcjell Gazeta Alo.

Ajo shtoi se situata është bërë më keq, sepse ajo ka nevojë për akses me rrota për bashkëshortin e saj, Juan Pablo Vasquez, 41 vjeç, i cili vuan nga lëndime kurrizore.

Shqetësimet e saj u mbështetën edhe nga Leila Ecdizidi, 29-vjeçare, e cila ka jetuar në bllokun social të banesave me vajzën e saj, Nayla, 3 vjeçare, për tre vjet.

Ajo tha se ajo gjithmonë ka qenë e vetëdijshme që pjesa tjetër kishin kushte më të mira.

Znj. Ecdizidi tha: “Nuk është e drejtë, është e egër dhe është diskriminim. Unë kam qenë gjithmonë e vetëdijshme se banesat private janë të ndryshme.

‘Ashensorët tanë kurrë nuk punojnë dhe kur pyeta një prind që jeton atje, nëse është e njëjtë për ta, ata thanë jo. Vajza ime shkon në të njëjtën çerdhe përgjatë rrugës si fëmijët e tyre, por ajo nuk mund të luajë në të njëjtën zonë.

Ajo tha se sheshi i vogël për fëmijët që jetojnë në bllokun e strehimit social nuk ishte i sigurt.

29-vjeçarja tha: “Sheshi i vogël në anën tonë nuk ka asgjë atyre. Nayla luajti atje një herë dhe e preu dorën.

‘Të jetosh në një zonë të përbashkët si kjo me njerëzit që jetojnë në banesa private më ka bërë ta shohë ndryshe realitetin. E kam shitur edhe makinën sepse parkimi në anën tonë është një makth.

Një banesë sociale me dy dhoma gjumi në Londër kushton 218 funte në javë me qira./Gazeta Alo/