Fjalë Kyçe

Nga sot fillon vera, kjo është dita më e gjatë e vitit

Nga sot fillon vera, kjo është dita më e gjatë e vitit

Sot fillon vera, kjo është dita më e gjatë e vitit.

Sot në hemisferën veriore fillon vera ndërsa në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë Dimri.

Vera do të zgjatë 95 ditë, ndërsa do të përfundojë më 23 shtator në vitin 2019, kur në ora 9:50 sipas orës së Evropës së Mesme do të fillojë vjeshta.

Sot është dita e 172-të e vitit, ndërsa deri në fund të vitit mbeten edhe 194 ditë.

Në solstikun veror, siç quhet kjo ditë, Dielli arrin në pikën më të lartë nga horizonti për hemisferën veriore të Tokës, për pak në zenit, prandaj kjo edhe është dita më e gjatë e vitit. Nata, përkundrazi, është më e shkurta e vitit, shkruan meteoballkan.

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale në nivel vendi do të arrijnë rreth 30 deri 31 gradë celsius. Pasdite në disa rajone priten përsëri zhvillime të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.