Fjalë Kyçe

Pamje nga momenti kur rrufeja godet burrin ndërsa po ecte jashtë një ndërtese

Pamje nga momenti kur rrufeja godet burrin ndërsa po ecte jashtë një ndërtese

Disa pamje të kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një burrë ishte goditur nga rrufeja, ndërsa po ecte jashtë një ndërtese, gjatë një stuhie.

Sipas mediave të huaja, incidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 të pasdites së ditës së enjte jashtë një shkolle të lartë në Karolinën Jugore.

Një këshilltar i shkollës, Romulus McNeil, tha që ishte një natë e rëndë për studentët dhe prindërit në shkollë, përcjell albinfo.ch.

Ai tha se të gjithë po mendonin nëse ishte e sigurt apo jo të dilej nga ndërtesa pasi filloi stuhia.

Madje, supozohet se ai u kishte thënë të tjerëve se “shpreson të mos e godasë vetëtima”, pak para se të ndodhte incidenti.

Për fat të mirë, McNeil nuk kishte pësuar ndonjë lëndim pas goditjes nga rrufeja.

MUST-SEE VIDEO! Romulus McNeill was walking out of the Academy for Technology and Academics located near Conway and was struck by lightning! As you would imagine, it freaked him out. Thankfully, he's ok! (After one take at normal speed, I slowed the video down) #scwx #ncwx pic.twitter.com/9pPyNjkr2U

— Ed Piotrowski (@EdPiotrowski) August 16, 2019